Pr/ligj për 'Nënproduktet me origjinë shtazore', restorantet e supermarketet të pajtojnë kompani për mbetjet

20 Mars, 17:41| Përditesimi: 20 Mars, 18:07

  • Share

Qeveria shqiptare propozon një ligj, i cili detyron restorantet të lidhin kontrartë bashkëpunimi me operatorë të licensuar për grumbullimin, përpunimin ose eliminimin e nënprodukteve me origjinë shtazore kur ato nuk depozitohen si mbetje.

 I njëjti detyrim do të jetë edhe për fermat e kafshëve dhe thertoret, për rezervatet dhe dyqanet e peshkut. 

Projekt-ligji i ri për “Nënproduktet me orgjinë shtazore” i hedhur për konsultim publik më 19 mars nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vendos detyrim gjithashtu edhe për supermarketet apo dyqanet që heqin nga tregu ushqime të cilat dëmtohen apo skadojnë apo nuk shiten.

Qëllimi i projektligjit është mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit publik.

“Projekt ligji synon përafrim të pjesshëm me legjislacionin e Bashkimit Europian, kërkesë e ardhur nga takimet bilaterale me BE-në”, thuhet në relacion.

Mospajisja me kontratë për këta operatorë biznesi brenda 18 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, u rrezikon heqjen e licencës për ushtrimin e aktivitetit. Dënimet administrative variojnë nga 10 mijë deri në 2 milionë lekë gjobë në varësi të shkeljes , si në tregtim, licencim, import apo eksport.

Konsultimi publik do të zgjasë deri më 18 prill, ndërsa Projektligji i cili supozohet se nuk përmban efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit synohet të miratohet në vitin 2024, por parashikohet të shtrijë efektet nga data 1 shkurt 2026.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?