Reportazh në Prizren/ Agjërimi në qytetin muzeal të Kosovës dhe tradita e hershme e pitajkave

23 Mars, 15:11| Përditesimi: 23 Mars, 15:31

  • Share

Qyteti i vjetër i Prizrenit gjatë muajit të Ramazanit merr një pamje mahnitëse ndërsa atmosfera që sjell ky muaj është me ndryshe se në qytetet e tjera të Kosovës.

Qytetarë të pakët mund të hasen në rrugë, sepse një pjesë e madhe e tyre janë agjërues. Megjithatë është një vend në të cilën mblidhen të gjithë agjëruesit e Ramazanit; Furrat e bukës në të cilat serviren pitajkat  simbol i muajit të shenjtë.

Pa këtë produkt, Ramazani nuk mund të imagjinohet, ndaj përgatitet vetëm gjatë këtij muaji. Kjo është një traditë e lashtë e qytetit të Prizrenit.

Furrtari Shënoll Kushtandili po bën përgatitjet e fundit pasi po afrohet ora 18:00, kur klientët nisin të blejnë pitajkat ose sjellin vezë shtesë, gjizë, djathë.

E përgatitur në mënyrë natyrale dhe me aromë të këndshme, kjo traditë e pitajkave është bërë pjesë e pandashme e iftareve të çdo prizrenasi.

Në fund të ditës, rrugët e zbrazëta të qytetit mbushen me automjete dhe njerëz të cilët shpejtojnë që t’i çojnë pitajkat në tryezat e familjeve të tyre.

Ezani i thirrur nga imamët e dhjetëra xhamive, shënon përfundimin e agjërimit dhe fillimin e iftarit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?