Prizren, murale me flamuj në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

26 Mars, 17:14| Përditesimi: 26 Mars, 17:22

  • Share

Avdulla Sope nga Zhuri i Prizrenit ka vizatuar një murale në tunelin e autostradës “Ibrahim Rugova” me flamujt e shteteve mike të Kosovës.

Një mënyrë krejt e veçante në përkujtim të 25 -vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s. Sope është me profesion murator, por pasionin për vizatim thotë se e ka që nga fëmijëria.

 Avdullai Sope ka qenë pjesëtar i UÇK dhe koston për muralen e ka mbuluar me shpenzimet e tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?