Prizren, Burri tenton të vrasë ish-vjehrrin në oborrin e Gjykatës

26 Prill, 15:31| Përditesimi: 26 Prill, 15:32

  • Share

Një 31 vjeçar ka tentuar të vrasë ish-vjehrrin e tij jashtë objektit të degës së Gjykatës Themelore në Dragash, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. 

Policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar, po ashtu edhe arma është sekuestruar. 

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q., ish vjehrrin i tij nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës”, ka thënë Gashi, citojnë mediat kosovare.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?