Privilegjet/ Ja zyrtarët dhe familjarët e tyre me pasaporta diplomatike

11 Prill 2019, 07:57| Përditesimi: 11 Prill 2019, 07:59

  • Share

Shqipëria, sipas ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ka dyfishin zyrtarëve dhe të familjarëve të tyre të pajisur me pasaporta diplomatike, krahasuar me vendet e fuqishme evropiane. Një pjesë e pasaportave diplomatike janë marrë dhe mbahen në mënyrë abuzive, ashtu si mbajnë dhe përdorin targat CD konsujt e nderit. Në këto kushte, Cakaj ka paralajmëruar një tjetër lëvizje, për t’u hequr të paktën 350 zyrtarëve pasaportat diplomatike. Ministri ka deklaruar gjithashtu se do të kërkojë edhe ndryshimin e VKM për pajisjen e zyrtarëve me pasaporta diplomatike, për të kufizuar numrin e tyre. Po cilët zyrtarë kanë të drejtë të pajisjen me pasaporta diplomatike dhe në bazë të cilit vendim e kanë këtë privilegj? Kategoritë e zyrtarëve dhe familjarët e tyre, të cilët kanë të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike janë përcaktuar për herë të parë me vendim Nr. 335, datë 2.9.1997, nënshkruar nga ish-kryeministri Fatos Nano. Nga viti 1997 deri në vitin 2009 vendimi ka ndryshuar plot 18 herë. Për herë të fundit, ky vendim ka ndryshuar në 12.08.2009, kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Ndryshimet e herëpashershme janë bërë për të shtuar kategori të reja zyrtarësh dhe familjarët e tyre në listën e të privilegjuarve, që mund të pajiseshin me pasaporta diplomatike. Shqiptarja.com publikon kategoritë e plota të zyrtarëve dhe familjarëve të tyre që kanë të drejtë sot të pajisen me pasaporta diplomatike. Përpos zyrtarëve më të lartë të shtetit, siç janë Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri etj., sipas vendimit, të drejtën për t’u pajisur me pasaportë diplomatike e kanë edhe ndihmësi dhe zëdhënësi i Presidentit. Këtë privilegj e kanë edhe krerët e të gjitha partive parlamentare, shefat e kabinetit, sekretarët e përgjithshëm, anëtarët e personelit diplomatik si dhe oficerët që shoqërojnë jashtë vendit Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, ministrat, kryeprokurorin dhe kreun e KLSH. Vendimi përfshin edhe anëtarët e KQZ, të Komisionit të Shërbimit Civil, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Kancelarin në Gjykatën e Lartë dhe zëvendësministrat.

Familjarët  
Kanë të drejtë për t’u pajisur me pasaporta diplomatike bashkëshortet, djemtë deri në 18 vjeç dhe vajzat e pamartuara që bashkëjetojnë me Presidentin, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe anëtarët e personelit diplomatik. Gjithashtu përfshihen bashkëshortet e e ministrave, e nënkryetarëve të Kuvendit, e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, kryetarit të Gjykatës së Lartë, e Prokurorit të Përgjithshëm, kryetarit të KLSH, Avokatit të Popullit, e Avokatit të Shtetit etj. Kanë të drejtë të pajisjen me pasaportë diplomatike të gjithë ish-presidentët, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryeministrat, ish-zëvendëskryeministrat dhe ish-ministrat e Jashtëm. Ndërkaq, ministrat e tjerë, mund të pasjen për një periudhë 5-vjeçare, pas largimit nga detyra.

Dorëzimi i pasaportës diplomatike
Vendimi i qeverisë, i ndryshuar 18 herë, parashikon që në rast se mbajtësi i pasaportës diplomatike apo të shërbimit shkarkohet nga detyra, largohet nga puna apo emërohet në një detyrë tjetër, ai është i detyruar të dorëzojë pasaportën diplomatike ose të shërbimit. Në rast mosdorëzimi të pasaportës diplomatike ose të shërbimit, Drejtoria Juridike e Konsullore e Ministrisë së Punëve të Jashtme njofton të gjitha përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë për pavlefshmërinë e pasaportës së padorëzuar. Drejtoria Juridike e Konsullore, gjithashtu, njofton edhe Ministrinë e Brendshme, e cila urdhëron të gjitha pikat e kalimit kufitar për moslejimin e daljes jashtë shtetit të mbajtësit të kësaj pasaporte, si dhe bllokimin e pasaportës.

Kategoritë e zyrtarëve të pajisur me pasaporta diplomatike

Presidenti

Ndihmësi i Presidentit

Zëdhënësi i Presidentit

Drejtori i Drejtorisë së Protokollit të Presidencës

Kryetari dhe zv/kryetarët Kuvendit

Kryeministri, zv/kryeministri dhe ministrat

Ish-presidentët

Ish-kryetarët e Kuvendit

Ish-kryeministrat 

Ish-zëvendëskryeministrat

lsh-ministrat e Jashtëm

Ish-ministrat për një periudhë 5-vjeçare

Deputetët

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës dhe Kryeministrisë

Kreu i KLSH

Anëtarët e Gjykatës së Lartë

Prokurori i Përgjithshëm

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë;

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Bashkëshortet, djemtë deri në 18 vjeç dhe vajzat e pamartuara që bashkëjetojnë me Presidentin, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe anëtarët e personelit diplomatik;

Bashkëshortet e ministrave

Bashkëshortet e nënkryetarëve të Kuvendit

Bashkëshortja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Bashkëshortja e kryetarit të Gjykatës së Lartë

Bashkëshortja e prokurorit të përgjithshëm

Bashkëshortja e kryetarit të KLSH 

Bashkëshortja e sekretarit të përgjithshëm në Presidencë

Kreu i SHISH

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Krerët e partive politike në Kuvend

Anëtarët e personelit diplomatik e konsullor

Funksionarët e karrierës diplomatike e konsullore

Funksionarët ndërkombëtarë që kanë shtetësi shqiptare.

Kryetari i Akademisë së Shkencave;

Shefat e kabinetit dhe këshilltarëve të Presidentit, të Kryetarit të Kuvendit dhe të kryeministrit

Shefave të kabinetit të ministrave

Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare

Oficerët që shoqërojnë jashtë vendit Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe ministrat

Kryetari i Grupit Mbikëqyrës për kontrollin e shoqërive huamarrësve

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit;

Kancelari në Gjykatën e Lartë;

Zëvendësministrat

Ndihmësi i kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit

Koordinatorët e Departamentit të Koordinimit në qeveri

Oficerët e shoqërimit të kryeprokurorit dhe të kryetarit të KLSH

Kryetari i Komunitetit Mysliman

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse

Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

Anëtarët e Komisionit të Shërbimit Civil

Anëtarët e KQZ

Avokati i Popullit

Bashkëshortja e Avokatit të Popullit;

Sekretarët e përgjithshëm

Kancelari i Gjykatës së Lartë

Avokati i Shtetit

Bashkëshorti/bashkëshortja

Anëtarët e KLD, tashmë KLGJ

Kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Kreu i AKPP

Kreu i ILDKPKI

Drejtori i DSIK dhe administrata në DSIK

Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale

Komento

Komente

  • Qarja: 15/04/2019 13:53

    Kjo pune eshte merita e edi rames qe ka zgjedh nje djal nga kosova a e imagjinoni ku kane shku paret shqiptareve tu ba jete lluksi keto kurva me soj e sorollop

    Përgjigju
  • albani: 11/04/2019 13:21

    Shiko gjej dhe evidento si harxhohen finacat e ambasadave dhe te taksat e shqiptarve sepse pjesa me e madhe e perfaqesive diplomatike nuk bejne anje pune por vetem piknik me lekete e shqiptarve, shiko sa kthehen ne kufit Schengen shqiptaret qe jane dhe i trajtojne si kafshe dhe jo sa veta kane pasaporte diplomatike, gjetje madhe shume kjo qe beret ju, shiko ku hardhihen leket dhe cfare pune behet ....

    Përgjigju
  • Diplomati: 11/04/2019 10:32

    Na tregoni kush ka pasaporte diplomatike ne kundershim me ligjin kjo eshte me rendesi, dhe personat pergjegjes te identifikohen dhe te denohen sipas ligjit qe kane abuzuar me detyren, populli nuk ka interes se kujt i takon pasaporta diplomatike.

    Përgjigju
    • Geri: 22/06/2020 08:50

      Ca thua ti , po normal qe ka interes perderisa i voton

  • Fredi: 11/04/2019 09:17

    Bravo, futu shqelmin dhe ”pastro” bajgërinë!

    Përgjigju
  • Ledina: 11/04/2019 08:21

    Qete dhe macet e tyre kane mbetur pa pasaporte diplomatike jane bere si leter per tu fshire ka mjaft njerez qe nuk duhet te kishin pasaporte diplomatike ne kete liste

    Përgjigju
  • Fredi: 11/04/2019 08:17

    Nano xhuxh fundrrina shkatërroi vendin!

    Përgjigju
    • Lika: 11/04/2019 09:55

      Motrat dashnoret apo te dashurit kane harruar Keta duhen qeruar O Popull dele Cohu Enver se keta qe na le na kthyen ne skllever

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?