Kronikë

Privatizuan plazhin në Golem duke vendosur shezlongë pa leje, në hetim 3 pronarët e bizneseve

5 Korrik 2021, 10:37| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 10:51

  • Share

DURRËS- 3 pronarë biznesesh janë vënë në hetim pasi kishin 'privatizuar' plazhin e Golemit duke vendosur shezlongë pa leje. Bëhet fjalë për A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë ditës së sotme, u konstatua se këtë pronarë kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse", njofton Policia.

Stacionet e plazhit janë kthyer në një shqetësim serioz, çka ka çuar edhe në konflikte me viktima, siç ishte rasti në Velipojë ku humbën jetën 4 persona. Ndonëse sezoni turistik ka nisur tashmë, ende nuk ka përfunduar procesi i dhënies së lejeve për bizneset. Madje, ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ngriti shqetësimin ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?