Bregu i Fildishtë duhet të organizonte Kupën e Afrikës në vendin e vet për të fituar trofeun. Në stadiumin "Alassane Quattara" në Abidjan, Bregu i Fildishtë fitoi 1-2 me përmbysje kundër Nigerisë dhe siguroi trofeun e tretë në histori të Kupës së Afrikës.
"Shqiponjat" kaluan në epërsi me golin e Troost Ekong, me pjesën e parë që foli për bardhjeshilët. Fraksioni i dytë i lojës ishte i luftuar, teksa Kessie vendosi ekuilibrat në të 62 minutë.
Më pas duhej sulmuesi i Dortmundit, Sebastien Haller që të përmbyste gjithçka në të 81 minutë. Pak muaj më parë Haller mposhti kancerin dhe rikthehet në fushë të fitojë një trofe të rëndësishëm.
Pasi e kanë fituar trofeun në 1992 dhe 2015, Bregu i Fildishtë triumfon për herë të tretë në Kupën e Afrikës.
S.DH/ReportTv.al