Pritje madhështore, mbi 40 mijë tifozë në stërvitje vetëm për të parë Leo Messin (VIDEO)

4 Shkurt, 13:03| Përditesimi: 4 Shkurt, 13:16

  • Share

Lionel Messi është pritur në Azi në mënyrë madhështore. Pasi Inter Miami zhvilloi 2 ndeshje miqësore në Arabinë Saudite në kuadër të turneut ndërkombëtar, ndalesa e radhës e tyre ishte në Hong Kong të Azisë.

 Ajo që mori më së shumti vëmendjen ishte pritja e jashtëzakonshme që iu bë Messit gjatë seancës stërvitore, ku u tha se mbi 40 mijë njerëz janë mbledhur në stadiumin kombëtar të vendit, vetëm për të parë yllin argjentinas teksa stërvitjes.

I tërë stadiumi po brohoriste emrin e yllit argjentinas dhe ishte mbushur me fanella të shumta të Messit nga Inter Miami dhe kombëtarja e Argjentinës.

Inter Miami do të përballet me Hong Kongun sot (e diel) ku pritet që edhe gjatë ndeshjes të mbizotërojë euforia dhe entuziazmi i krijuar ndaj Messit.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?