Vinicius Junior (qendër)

Pritet zyrtarizimi, Real Madrid i zgjat kontratën yllit të ekipit

28 Tetor 2022, 12:48| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 12:50

  • Share

Vinicius Junior do jetë pjesë e Real Madrid deri në verën e 2027. Galaktikët i kanë propozuar rinovimin sulmuesit brazilian, me AS në Spanjë që tregon se palët do zyrtarizojnë marrëveshjen e re. 22 vjeçari u bashkua me madrilenët në verën e 2018 kur kishte mbushur 19 vjeç. I dalë nga moshat e Flamengo, Vinicius është kthyer në lojtarin kyç për skemat e Ancelottit.

Kontrata e Vinicius me Real vlen deri në verën e 2024, me palët që kanë gjetur akordin e ri. "Tifozët e Real Madrid mund të jenë të qetë pasi Vinicius do rinovojë edhe për tre sezone", shkruan AS. Në 17 ndeshje gjatë këtij sezoni, sulmuesi ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asiste në 1424 minuta të aktivizuara.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?