Pritet vendimi zyrtar, por ndeshjet e kësaj jave në Seria A mund të luhen me dyer të mbyllura

24 Shkurt 2020, 15:12| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 15:13

  • Share

Lajme të reja raportohen nga Itali përsa i përket javës së ardhshme të Seria A, që deri më tani ishte folur se do të anullohet, nisur edhe nga deklarata e kryeministrit të vendit Guiseppe Conte. Sipas ‘ANSA-s’, presidenti i ligës së Seria A, Paolo Dal Pino, i ka dërguar një letër qeverisë ku i ka kërkuar që ndeshjet të zhvillohen.

Gjithsesi sipas Pino-s, në zonat e cilësuara si të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit, ndeshjet mund të luhen në stadiume me dyer të mbyllura. Kështu edhe supersfida Juventus-Inter mund të luhet pa praninë e tifozëve në stadium.

Kjo kërkesë e Pino-s erdhi pas bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Sporteve. Gjithsesi vendimi përfundimtar pritet të bëhet në orët e mëvonshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 24/02/2020 15:32

    80% e lajmeve per koronavirusin dhe asnje rast ne Shqiperi. Une e kuptoj qe Italia eshte prane, por ky nuk eshte shkak per te krijuar gjendje paniku me lajme histerike te importuara nga nje vend me mentalitet histerik sic jane shumica e italianeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?