Pritet sezon mahnitës, Seria A ngre siparin të shtunën! E nis Napoli kampion, Interi favorit për titullin

18 Gusht 2023, 12:38| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 15:37

  • Share

Të shtunën Seria A, kampionati më i dashur për tifozët shqiptarë, do të ngre siparin për sezonin e ri që është i 122 në historinë e futbollit italian. Menjëherë në fushë do të zbresin kampionët e Napolit, që në orën 18:30 luajnë në transfertë kundër debutuesve të Frossinone-s. Të kaltrit kanë pësuar ndryshime, pasi papritmas Spalleti u larguar dhe drejtimin e mori Rudi Garcia, i cili për ndeshjen e parë zyrtare do të ketë të padisponueshëm ‘yllin’ Kvicha Kvaratskehlia. Sa i përket merkatos Napoli ka humbur vetëm mvrojtësin Kim min-Jae, por përveç zëvvendësuesit të tij sëfundmi ka blerë mesfushorin e talentuar spanjoll Gabri Veiga për 36 milionë euro.

Po të shtunën në fushë do të zbresë edhe Interi, që ka humbur shumë ‘yje’ në merkato, por sërish është kuotuar si favorit për të fituar kampionatin. Sezonin e ri Inzaghin e gjen pa Dzeko-n, Lukaku-n, Brozovic, Gosens, Skriniar, Onana-n dhe Handanovic, të cilët janë zëvendësuar me Sommer, Biseck, Frattesi, Cuadrado, Augusto, Thuram dhe Arnautovic. Zikaltërit do të luajnë në 20:45 kundër Monza-s, me tifozët të cilët edhe pse të zhgënjyer do jenë mbi 70 mijë në ‘San Siro’.

Të dielën do jetë rradha e Juventusit, që në orën 20:45 debuton në transfertë kundër Sassuolo-s. ‘Zonja e vjetër’ ka afruar vetëm Timo Ëeah, por ndryshe nga sezoni i kaluar ku nuk arriti të siguronte qoftë edhe një vend në Europë, këtë sezon shpreson te kampionati nën drejtimin e Allegri-t.

Në fund, të hënën, do jetë rradha e Milanit. “Djalli” ka kryer revulucion në skuadër duke afruar emra shumë interesant dhe për disa specialistë është skuadra për t’u mposhtur këtë sezon në Seria A. Për trajnerin Pioli ndeshja e parë do jetë Bologna në transfertë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?