Pritet rënie temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme

17 Dhjetor 2023, 08:06| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 08:12

  • Share

Ditën e sotme pritet përmirësim i situatës meteorologjike.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ndërkohë pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, çka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?