Orges Shehi dhe Sabit Bilali

Pritet Orges Shehi në stol, Partizani zyrtarizon largimin e mesfushorit që fitoi titullin

22 Dhjetor 2023, 16:45| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 16:47

  • Share

Sabit Bilali nuk është më lojtari i Partizanit. 26-vjeçari që luan në mesin e fushës dhe kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë zgjidhur gjithçka me konsensus dhe Bilali nuk e ka mbushur vitin me të kuqtë.

I afruar në janarin e këtij viti, Bilali ka zhvilluar vetëm 267 minuta këtë sezon me fanellën e kuqe, duke mos qenë një zgjidhje as për Zekic dhe as për Abilaliaj.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Sabit Bilalin. Mesfushori 26 vjeçar dhe klubi kanë ndërprerë sot me mirëkuptim kontratën mes tyre. Partizani falënderon Sabit Bilalin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion i Shqipërisë. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani", njoftojnë kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Pas largimit të Eros Grezdës, Partizani duket se po lëviz në merkaton dalës, para se të zyrtarizojë në stol Orges Shehin, me të cilin është arritur marrëveshja.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?