Dallgë deri në 3.5 metra, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës - Bari e anasjelltas dhe Vlorë- Brindizi! Durrës-Ancona vijon normalisht

17 Nëntor 2023, 10:46| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 20:59

  • Share

Nga sot e deri të hënën autoritetet portuale njoftuan sot pezullimin e lundrimit të trageteve dhe anijeve të vogla si në portin e Vlorës ashtu dhe në portin e Durrësit.

Autoriteti portual i Durrësit ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit. 

Edhe kapiteneria e Portit të Vlorës  ka pezulluar lundrimin e tragetit Vlorë - Brindizi e anasjelltas. Gjithashtu është pezulluar dhe lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Deti pritet të jetë i trazuar dhe dallgët do të arrijnë deri në 3.5 metra, prandaj është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 17,18, 19 nëntor duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e lundrimit dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

"Duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6-8bft me shpejtësi ere deri 20-30m/s dhe lartësi dallge deri 1.70-3.50 m" thuhet në njoftimin e autoritetit portual.

Lundrimi i tragetit të pasagjerëve do të jetë i pezulluar deri në përmirësimin e kushteve të motit

Masat nga Drejtoria e Përgjithshme Detare

1. Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit  dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.
2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17-18-19.11.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete NUK do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.

Ora 11:15
Pezullohet për tre ditë lundrimi i tragetit Vlorë – Brindizi

Për shkak të motit të keq dhe me dallgë është pezulluar lundrimi për tre ditë dhe për tragetin Vlorë – Brindizi, gjatë datave 17,18, 19 nëntor 2023.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Gjithashtu është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 17,18, 19 nëntor duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.

Parashikimi i motit në gjirin e Vlorës

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 20m/s dhe lartësi dallge deri 1.70m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra."

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?