Priten reshje të dendura shiu, Peleshi: Shkodra e Lezha më të rrezikuarat, Bashkitë të jenë në gatishmëri

17 Janar 2023, 11:30| Përditesimi: 17 Janar 2023, 11:40

  • Share

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë sërish thirrje kryetarëve të bashkive që të marrin masa nëse do të ketë një rast të përkeqësimit të motit. Në një dalje për mediat, Pelsehi tha se sot priten reshje të dendura shiu në Shkodër, Kukës, Lezhë.

Peleshi theksoi se Bashkia e Shkodrës dhe Lezhës, si dy ndër zonat më problematike me përmbytjet, duhet të jetë gjatë gjithë kohës në terren, të pastrojnë kanalet kulluese.

“Janë në gatishmëri, janë marrë masat. Bashkitë kanë punuar në kohë për të para përmbytjeve të mundshme. Një sasi e jashtëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme dhe duhen marrë masa shtesë pa rrezikuar jetën e qytetarëve

Bazuar në informacionet e dërguar nga IGJEUM, parashikimet për ditët në vazhdim, dhe dot janë si më poshtë. Sot priten reshjet intensive, në Shkodër dhe Kukës. Reshjet në Lezhë dhe Dibër, mesatare në qarqet e tjera. Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Për paralajmërimin e popullsisë, në zonat e Nënshkodrës. Të marrë masa për monitorimin e lumit Bunë e Kir. Kontrollin e argjinaturave të lumenjve dhe digave”, tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

Sot priten reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! IGJEUM: Në veri ka rrezik përmbytje! Peleshi: Bashkia e Shkodrës dhe Lezhës të marrin masa


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?