Foto ilustruese

Kronikë

Priten vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

5 Maj 2021, 07:28| Përditesimi: 5 Maj 2021, 07:33

  • Share

Kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-herëshme do të dominojnë në vendin tonë gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit, sipas MeteoAlb.

Mbrëmja dhe orët e natës rikthejnë kthjellimet në të gjithë republikën e Shqipërisë. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur temperaturat në territor nga 8°C vlera më e ulët e mëngjesit deri 25°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vranësira të dendura, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dominojnë Europën Lindore, Veriore dhe atë Qëndrore. Ndërsa Europa Perëndimore dhe Jugore do të paraqiten kryesisht me kthjellime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?