Pamje nga operacioni i policisë

Prisnin dru në zonat e mbrojtura të Peshkëpisë pa leje, në pranga 2 persona

18 Prill 2023, 13:03| Përditesimi: 18 Prill 2023, 13:31

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga pasi prisnin dru në zonat e mbrojtura të Peshëkpisë pa leje.

U kapën në flagrancë me një sasi lënde drusore të prerë ilegalisht nga zona e mbrojtur e pyjeve të fshatit Peshkëpi, vihen në pranga 2 persona.  Dy tw arrestuarit e kishin fshehur në pyll.

Sekuestrohen sasitë e lëndës drusore, automjeti me të cilin po transportohej kjo lëndë dhe një motorsharrë që kishte shërbyer për prerjen e saj.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Toyota", me drejtues R. K. dhe pasagjer S. Sh., dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të, kanë gjetur një sasi lënde drusore e dyshuar e prerë nga këta 2 persona në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të pyjeve të fshatit Peshkëpi.

Në vijim të kontrolleve për këtë rast, në një parcelë të kësaj zone të mbrojtur, u gjet dhe një sasi tjetër lënde drusore, e prerë në kundërshtim me ligjin, nga po këta dy shtetas.

Lënda drusore, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej dhe një motorsharrë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet në zonat e mbrojtura dhe në të gjithë territorin e qarkut të Korçës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, vijojnë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?