Prishja e konçesioneve, Ahmetaj
'Ka vështirësi, mbi 300 mln € dëm'

12 Tetor 2014, 20:43| Përditesimi:

  • Share
Qeveria shqiptare është e vendosur për të prishur konçesionet e qeverisë Berisha. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se pavarësisht se këto konçesione kanë ndikim direk në buxhet do të prishen. Ahmetaj tha se janë prishur disa konçesione, ndërsa zbuloi se prishja e 7 konçesioneve kushton në buxhetin e shtetit rreth 300 milion Euro.

Ministri i Ekonomisë thotë se qëndrimi i qeverisë shqiptare në bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, është i vendosur për të vazhduar konsolidimin fiskal.

Ahmetaj, që ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha se diskutimet nuk bëjnë fjalë për paketë rritjesh taksash, por balancim të tyre. Ndër të tjera ai tha tha se nuk do të ketë rritje taksash për rrogat por e pranoi se do të preket dividenti, të ardhurat personale, si për shembull nga qeratë. Ai tha se pjesë e paketës është edhe lehtësimi për aktivitetin e bizneseve.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?