Prioritetet e agjendës në Kuvend, Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste

18 Tetor 2023, 12:41| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 12:49

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të PS-së, mblodhi grupin parlamentar socialist, ku siç mësohet u vendosën prioritetet e aktivitetit parlamentar.

Në një postim në rrjetet sociale, Elisa Spiropali thotë se grupi socialist do të adresojë në Kuvend sfidat me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm.

Puna e grupit socialist do të ngrihet në një tjetër nivel, thekson Spiropali përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi.

Në përfundim, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin shkruan: “Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahiri: 18/10/2023 17:42

    prioritetet e agjendes??? le te rrekem ta perkthej ne SHQIP: PËRPARËSITË E RENDIT TË DITËS??? edhe nje YÇKËL tjeter: Në një postim në rrjetet sociale, Elisa Spiropali thotë se grupi socialist do të adresojë në Kuvend sfidat me natyrë politike, ekonomike, sociale, por jo vetëm. POR JO VETËM? E cfare do me thene 'POR JO VETEM' ne fund te fjalise? SHKRUANI SHQIP, O NJEREZ!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?