Foto ilustruese

Prindërit kishin nevojë për përkujdesje mjekësore, i riu shqiptar merr borxh 5 mijë paund për në Angli, arrestohet në shtëpi bari

5 Janar 2023, 10:16| Përditesimi: 5 Janar 2023, 10:21

  • Share

Një emigrant ilegal nga Shqipëria është burgosur me nëntë muaj burg pasi akuzohet për prodhim lëndësh narkotike. 23-vjeçari, Renato Zykaj u kap nga policia dhe u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë ku i riu kujdesej për bimët e kanabisit. Oficerët sekuestruan gjithsej 79 bimë nga kati përdhes, kati i dytë dhe papafingo dhe gjetën pajisje për kultivimin e kanabisit duke përfshirë edhe plehun e posaçëm.

Shtëpia ishte e pajisur me sisteme ndriçimi, ngrohje dhe ajrimi.

Zykaj tregoi në gjykatë se si pagoi para për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale në prill të vitit 2021 dhe mori hua 5000 £ nga një tjetër shqiptar. I riu po punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin dhe paguhej 300 £ në javë për të jetuar, teksa shqiptari tjetër e kërcënonte se do ta vriste nëse borxhi nuk shlyhej.

Avokati mbrojtësi tij,  Neil Ronan tha se Zykaj nuk kishte dënime të mëparshme dhe merrej me prodhimin e bimëve narkotike pasi nuk po fitonte mjaftueshëm për të siguruar kujdesin mjekësor që i nevojitej prindërve të tij.   Ai shtoi se Zykaj e ka kryer veprën penale për të “kujdesur për familjen e tij në shtëpi” dhe ka një rrezik të ulët për të kryer sërish veprën penale “pa dëshirë për të qenë sërish në burg”.

Regjistruesi i dënimit Jeremy Lasker pranoi se Zykaj u deklarua fajtor në rastin e parë dhe nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm. Ai tha se që kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, Zykaj ishte punësuar në “ekonomi të zezë” dhe paguhej me para në dorë për punën e  paligjshme që bënte dhe që i nevojitej për të jetuar. Ai kultivonte kanabis për të shlyer borxhet që kishte grumbulluar.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?