Politikë

'Prindi 1, prindi 2', Berisha: Këtë e bën Rama dhe hesht Basha, ne s'e pranojmë kurrë

25 Nëntor 2021, 18:13| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 19:00

  • Share

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga 'Foltorja' e Kuçovës deklaroi se do të mbrojë familjen deri në fund dhe nuk do t'i pranojë emërtimet 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2' për nënën dhe babanë. Berisha tha se këtë mund ta bëjë Edi Rama dhe të heshtë Lulzim Basha. Këtë të fundit Berisha e quan peng të kreut të qeverisë.

"Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2. A nuk është kjo atak në identetin e njeriut që të shndërrosh identeitet njerëzor në numra. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha por këtë nuk e pranojmë ne kurrë. Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme", u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Kuçova: Kryesia e PD të japë dorëheqjen, s'përfaqësojnë demokratët! Nano reformoi PS-në, flet saktë kur është esëll! Të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?