Prindërit dhe nxënësit e shkollës në Golem dalin në protestë, kërkojnë të rregullohet shkolla: Na i morën fëmijët na i çuan me zor në Lushnjë (VIDEO)

8 Nëntor 2022, 10:03| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 10:08

  • Share

LUSHNJË-  Prindërit dhe nxënësit e shkollës “Irakli Bozo” në Golem kanë dalë sot në protestë dhe kërkojnë që të rregullohet shkolla pasi është amortizuar

Pas rënies së suvasë së tavanit në një klasë të kësaj shkolle, zyra arsimore e qarkut Lushnjë mori vendimin për t’i transferuar në shkollën “Jani Nushi“ në qytetin e Lushnjës.

‘Ka hapësira në klasa që për kaq nxënës sa ka këtu të gjejnë hapësira për t’u shkolluar. Edhe sot kur deshëm të çonim fëmijët në shkollë, na i morën me autobus me zor na i çuan në Lushnjë.

Shkolla deri dje këtu është se ka pasur probleme.’- tha një prind.

Sidoqoftë, ky vendim i përkoheshëm duket se nuk u mirëprit nga prindërit të cilët vetëm pak ditë pas fillimit te vitit të ri shkollor u ngritën në protestë duke kërkuar njëzëri që 150 fëmijët e kësaj shkolle të mos largoheshin pasi godinës i duhet vetëm një rikonstruksion disa – ditor për t’iu rikthyer procesit normal mësimor.

Prindërit protestuan sot në “Jani Nushi” ku fëmijët janë transferuar është jashtë standardeve, ndaj kërkojnë që mësimi të bëhet në shkollën e fshatit Golem.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?