Kate dhe William

Princi William tregon si është gjendja shëndetësore e Kate Middelton

1 Maj, 09:14| Përditesimi: 1 Maj, 09:18

  • Share

Princi William ka zbuluar për mediat gjendjen shëndetësore të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, pasi ajo njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer.

I pyetur nga gazetarët ditën e djeshme, 30 prill, princi tha se Kate Middleton, “po shkon mirë”, duke iu referuar gjendjes së saj shëndetësore.

60-vjeçarja Julie Kane, duke iu drejtuar Princit William, e pyeti: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?”

 “Gjithçka është në rregull, faleminderit. Po ndihemi shkëlqyeshëm”, u përgjigj ai.

Më pas William ka shkëmbyer shtrëngime duarsh me njerëzit që e prisnin, ndërsa me disa të tjerë ka bërë edhe foto.

 

 

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?