Albin Kurti

Princeshat e qeverisë Kurti!

9 Korrik 2022, 19:53| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 20:02

  • Share

- Për Bajram, Kryeministri i ka gëzuar vajzat e mbretëreshave:

vajzën e tetka Emilijes, vajzën e Donika Gërvallës dhe të vojvodës – Shpejtim Bulliqit.

(Vajzën e Arbërie Nagavcit e ka gëzuar më herët).

Flokët e kallta të Emilijes biejnë në sy nga helikopteri i KFOR-it.

Ndërsa punxha all i shihet në perimetrin Urë e Ibrit – Dudi Kërrsh.

E meriton punësimin e vajzës, sepse është e zonja, teta Emilija mund të quhet ndryshe ‘King Kongu’ i qeverisë Kurti.

– Për kontributin e saj kundër UÇK-së Donika Gërvalla (e edukuar nga mamaja e saj anti-UÇK- e njohur nga rrethi i ngushtë dhe nga shoqet për opinionet e saj të tërbuara kundër UÇK-së,

në veçanti Suzana kurrë nuk ka arritur ta kuptojë pse Adem Jashari i ka sakrifikuar fëmijët e tij për Liri).

Por, shpërblimin e sakrificës së Tij e merr.

Mbesa e saj 16 vjeçare, sot bëhet me përvojë pune në Ministri të Jashtne, nëna ia jep certifikatën si çokollatën, 100 për qind Milk.

– Vajzat e ministreshave si princesha kurse vajzat e tjera ato….nuk donin nanat e tyre të bëheshin ministresha.

Prandaj, ato sot shkojnë aty ‘ku shkojnë vajzat e humbura’.

– Me vajza (jo djem), nën 17 vjeç janë mbushur dyqanet e Kosovës.

Vajza 15 vjeçare me uniformë të sigurimit e ruan dyqanin e madh nga hajnat dhe kriminelët.

Inspektoriati i punës nuk i ‘sheh’ fëmijët kah i eksploaton tregu dhe kah shfrytëzohen nga tregtarët.

Shfrytëzimi i fëmijëve nga tregu (me orar të plotë) nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.

– Përveç kah shpija që bëheshim kuzhiniere në moshën 6 vjeçare (kush ishte e zonja edhe 5 vjeçare e bënte shërbetin më të mirë se ti dhe se krejt çarshia).

Ka pasur konkurrencë të madhe atëbotë. Praktikën e pites e kryenim me lloç.

– Nuk kemi treguar suksese të dukshme as në kuzhinë, kemi mbetur as andej-as këndej, pseudo-kuzhiniere, sepse ndërkohë e ndjeknim dijen – mësonim përmendêsh vjersha të këqija dhe formula që s’i kuptonim.

– Dje, e gjetur para vështirësive të jetës (dhe tepsisë së zbrazët), e kuptova se me pas mend nuk do ta kisha mësuar përmendësh vjershën primitive për bagëti e bujqësi, por kisha mësuar të tëhollojë petë të bakllavës.

– Nuk do ta kisha mësuar aq përmendësh sa që kurrë nuk e kam harruar numrin PI:

‘I pari në katror, plus dyfishi i pari dhe të dytit, plus i dyti në katror’ .

Në vend të kësaj formule të padobishme (për mua), më mirë të kisha mësuar: Si ndizet zjarri pa shkrepsë dhe si shuhet zjarri pa ujë.

– Unë nuk e di që fshihet mashtrimi dhe padrejtësia. Mashtruesi më i madh të jesh, nuk ke se si të fshehesh nga njeriu dhe nga mediat, kur secili sot është kameraman, secili është fotograf.

Mashtrimi tashmë është një ‘art’ i vdekur.

– Ti fshehe në mundesh!

Mund ta fshehësh mashtrimin, ama duhet t’i zhdukësh dokumentet, duhet t’i shkatërrosh gjurmët.

T’i fshehësh familjarët që i ke punësuar.

– Ti mund ta fshehësh punësimin e vajzës së Arbëries, por pastaj s’mund ta fshehësh vajzën e Donikës – se nuk ta lejojnë.

Nuk fshehen njerëzit, as kur zhduken.

– Nuk ka mënyrë që mund ta fshehësh faktin se ministrat dhe njerëzit e Albin Kurtit po i punësojnë fëmijët e tyre në Institucione.

– Emilija më esnafe, e Donika bile as nuk po lodhet të mbrohet.

E përdorë idiomen që më së shumti e kam mërzi ‘karvani ecën’, demek lehni ju, ne vazhdojmë me punësime familjare.

– Unë e kuptoj, e vetmja mënyrë që ta mbajë pushtetin ndër shqiptarët është t’i lejojë të gjithë të vjedhin.

– Kosova është shtet i dështuar plotësisht.

Nuk ka politika ekonomike, nuk ka politika sociale.

Hajnia, familjarizmi, thashethemet, padija, me t’njofshëm – janë kultura e këtij vendi që veç konsumon: veç han dhe han.

– Por sot është festa e Bajramit.

Sot do të duhej të flasim veç fjalë të mira.

Secili më ‘pejgamber’ se tjetri: sot u mbush mirësi n’tana anët.

– Po nuk dua të flas fjalë të mira as sot për festë.

Festa nuk i shpëlan mëkatet…bash për festë mua më vjen një dallgë…

– Më vjen shumë inat kur i shoh gjjthë këta njerëz të këqij që bëjnë sikur janë të lidhur me Zotin, ndërsa më shumë janë të lidhur me mishin e kurbanit sesa me Bajramin.

– Mirësia te shqiptarët është festë – aq rrallë ndodh.

– Sot të gjithë janë veshur bukur dhe po flasin prajshëm. Po rrejnë.

Edhe orhideja italiane duket si mashkull lakuriq (shikojeni), por ama me një hukamë ia këput përmjetin.

– Njëri vdiq. U gju’ prej ballkonit.

Komenti i prindit shqiptar me foto të fëmijës së tij në profil, thotë: Paska ra me prapani.ë.

Sot i njejti flet fjalë miradie për Zotin dhe flet në emrin e tij.

Përqeshet tragjedia e tjetrit, thuajse vdekja është tragjedi që u ndodh vetëm njerëzve ‘të lig’.

– Çka thotë hoxha kur vrasësi vdes shpejt, me kokë në jastëk (në gjumë), kurse njeriu i pafajshëm vdes me adalet!

– Shqiptarët nuk e përqeshin vdekjen si japonezët, të cilët e kanë filozofi të jetës: japonezët nuk e marrin vdekjen seriozisht.

Shqiptarët shkruajnë keq, sepse mendojnë keq.

– Dhe muslimani mendon se i jep 6000 euro për të shkuar në ‘serrën’ me 5 yje, në Haxh, për t’u bërë njeri i mirë.

Më së zori është të jesh njeri i mirë – pikërisht pse ‘aty s’ka konkurrencë’.

– Paramilitarët e Albin Kurtit ende vazhdojnë të jetojnë në sfera të tjera.

– Shkruajnë se si e kanë zbuluar se ‘idhnimi im ndaj qeverisë Kurti është që nuk më kanë ofruar punë në qeveri’.

Ama unë deri sot i ‘i kam ndërruar’ 10 ministra.

…kryeparamilitari i ka mësuar të udhëhiqen nga urrejtja dhe nga rrena.

Duke i dehumanizuar njerëzit dhe duke bërë propagandë kundër tyre.

– Është gjynah – nuk sheh dittë.

E keni parë se si bien njerëzit kur janë në kulm – kjo duhet të jetë ajo hakmarrja e famshme e Zotit – që thuhet ‘ta kthen (të keqen me të keqe) – kur je më së miri’.

Askush nuk ra për së rati.

– Frika e ruan vreshtën – na ruan edhe neve.

Pasi që çdo gabim paguhet,

nga frika që ndjej prej borxheve të mëkateve – nuk pranoj të lëndoj e të mashtroj njeri.

Jo nga morali, por nga frika që kur t’më kthehet e keqja, s’do të kem asgjë krye shpirti për ta paguar me vuajje…

s’do të kem lott, e do t’më duhet të qaj me gjak.

P.S. Dashuria ime primitive.

Më the se do të takohemi për Bajram

Bajrami erdhi dhe shkoi – ti nuk u ktheve

Pash dashurinë e Zotit, të lus – kthehu!

Zogjtë kanë shtegtuar e prap janë kthyer e ti nuk erdhe

U dasht të takohemi për Bajram

për xhelozinë tona ta sakrifikojmë një Kurban

Por ti nuk u ktheve

Mos t’u ka bë zemra gur?

Si mua.

(Frymëzuar nga ‘Sen Gelmez Oldun’).

 

 

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 10/07/2022 11:15

    Kimete "zemèr".!!! Budallalliku nuk ka brinjè. Ai shfaqet kudo dhe papritur nganjèherè. Ju, jini PRINCESHA e budallallikut, e karagjozllikut dhe e palaçollikut. Çfarè llomotit moj PRINCESHÈ mèndjelehtè? Vajzès sè Isuf Gèrvallès, ikonès shqiptare tè rezistencès nè njè kohè kur vetèm ata qè kishin zemèr luani dhe shpirtin e sakrificès Kombètare, i dilnin pèrballè regjimit serb,,,,,,kèsaj familje i thua qè qènkan kundèr UÇK? Èshtè vapè Kimete. Dil diku nè bjeshkèt e Rugovès ose shko nga Durrèsi apo Shèngjini,,,freskoji kèmbèt dhe trurin nga pak sepse po na bèhesh gazi i botès me kèto letra bakalli.

    Përgjigju
    • luli: 10/07/2022 11:36

      e ditke ti ma mire se kimetja....

  • Apostol: 10/07/2022 08:03

    Kimete, ilaçet në orar, se ke filluar t'i lësh pas dore, hë shpirt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?