Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi

Princesha Beatrice celebron dashurinë e saj,  ja kush mori pjesë në dasmë

18 Korrik 2020, 21:59| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 22:05

  • Share

Princesha Beatrice është martuar me themeluesin e kompanisë ‘Banda’ Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor të Britanisë së Madhe.

Dasma u zhvillua të premten në mëngjes në  "Royal Chapel of All Saints" në Royal Lodge nën masat anti-covid. Pjesëmarrës kanë qenë Mbretëresha Elisabeth dhe Duka i Edinburgh, së bashku me të afërmit e tjerë.

Sipas mediave të huaja, Princ Harry dhe Meghan Markle nuk u panë në dasmën me vetëm 20 të ftuar. Princesha 31-vjeçare dhe Mozzi, kishin planifikuar fillimisht të martoheshin në 29 maj, por planet u prishën për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ata u njohën në vitin 2018 ndërsa fejesën e bënë vitin e kaluar gjatë një udhëtimi në Itali.  Beatrice punon për "Afiniti", një kompani e softuerit të inteligjencës artificiale, ku ajo është nënkryetare e partneriteteve dhe strategjisë. Kurse Mapelli Mozzi është djali i ish-skiatorit olimpik Count Alessandro Mapelli Mozzi dhe Nikki Williams-Ellis. Gjithashtu ai ka edhe një djalë të quajtur Wolfie me ish-të fejuarën Dara Huang.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?