Primaret/ Hoxha: S’duhet të votojnë simpatizantët, kush do mbajë përgjegjësi po humbëm?! Berisha duhet të largohej! Bashkim? S’jam dakord me këtë formulë

25 Tetor 2022, 17:57| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 22:06

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha është kundër formulës që po propozohet deri më tani për zgjedhjet e 14 majit 2023. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hoxha tha se është kundër përfshirjes së simpatizantëve demokrat në primare, duke argumentuar se kjo do të bënte që në rast humbjeje askush të mos mbante përgjegjësi.  

“Nuk duhet ë përfshihen simpatizantët, nga historia që kam studiuar, do krijojë përçarje dhe konflikte që mendoj se i mbetet trupës certifikuese të kandidatëve e cila mund të mos mbajë përgjegjësi, ku do e gjejmë fajtorin nëse nuk bëhet një platformë bashkëpunimi, Tiranën, Durrësin, Lezhës, duhet të bëhet zgjedhja e kandidatëve mbi bazën e disa parimeve. Nuk jam dakord me këtë formulë që po bëhet”, tha Hoxha.

Ai është i mendimit që Sali Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, një formë “vetësakrifikimi”, për bashkimin e PD-së, njësoj siç edhe bëri Lulzim Basha.

“PD duhet te kishte bërë një hap pas, largimi i Berishës, në PD nëse do mërej 1 vit kohë për zgjedhje, debate, të dalin lider që mund të marrin drejtimin e  PD, do ishte zgjidhja më e mirë. Ai ka mbështetësit e tij, dhe kjo që po bëhet është thjesht për të arritur në një proces elektoral dhe të mos vijojë më tutje, larg qoftë me rezultate jo të mira, ku do anatemojmë njëri tjetrin si të shitur e të blerë”, u shpreh ai.   

Deputeti demokrat vijon duke thënë se shkak për mosbashkimin e demokratëve janë kushtet e vendosura nga pala tjetër, referuar palës së Berishës, duke thënë se tërheqja e padisë në Apel për vulën e partisë, i shërben vetëm një palë. Nëse Berisha do marrë drejtimin e PD-së, Hoxha tha se do të jetë opozitari i tij më i madh.

“Kushtet vendosen nga Berisha, ne kemi thënë hajde bashkëpunojmë, bashkëpunim për zgjedhjet, por jo bashkim, do duhet më shumë kohë që t bëhet bashkimi. E vetmja mënyrë është bashkëpunimi. Në bëmë një hap pas, Basha tha dorëheqjen, pjesa tjetër nuk ka pasur asnjë hap. (...) Padia shërben për një grupim, por lë jashtë një grup tjetër. Le të shpallet vendimi, do jem opozitar i përjetshëm nëse Berisha do merrte drejtimin e PD, dhe do shihja që nuk është për interesin e qytetareve”, vijoi deputeti.

Ndalur te vota pro hapjes së dosjeve, për deputetin ky ishte një detyrim, duke theksuar se kurrsesi “hallet e brendshme të partisë, nuk duhet të dalin jashtë selisë, e aq më tepër që të shkojnë në foltore, sepse Kuvendi nuk është vendi për të shitur apo për të blerë”.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?