Kreu i Partisë së Lirisë ka komentuar procesin e primareve të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranë. Ndonëse kanë një marrëveshje për zgjedhjet vendore me Berishën, Partia e Lirisë nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë për kryebashkiak për Tiranën. Meta tha se mbështet 7 prej kandidaturave dhe se secilin prej tyre e sheh më të fortë përballë Veliajt.
“Secilin prej tyre e shoh më të fortë. Ai që do përzgjidhet në këtë proces, cilido do gëzojë përkrahjen tonë. Situata në Tiranë është katastrofë në ët gjithë treguesit e qeverisjes vendore, shtoi asaj edhe gjithë kusuret e qeverisë qendrore, mungesën e transparencës dhe llogaridhënie zero që është sot në këtë nivel. Situata është shumë pozitive për opozitën, i ftoj kandidatët të përqendrohen te programi i tyre për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë”, tha Meta.
7 kandidatura do të garojnë në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës. Ata janë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Jul Deda.
Lajmi kryesor:
Më 12 nëntor marrin Kryeministrinë? Meta kundër Berishës: Dhuna nuk është aleat i opozitës! Projekti i madh i Portit të Durrësit, aferë tipike mafioze
SI.E.//ReportTv.al