Primaret e Berishës, Indrit Hoxha prezanton kandidaturën e tij për Vorën! I vetmi kandidat zyrtar, tërhiqet Subashi (VIDEO)

19 Nëntor 2022, 11:33| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 11:56

  • Share

Indrit Hoxha ka prezantuar kandidaturën në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Vorës. Në deklaratën e tij për mediat, ai thekson se Vora do çlirohet nga papërgjegjshmëria e deputetëve që lanë mandatet dhe do punoj me vendosshmëri për të drejtën e votë së qytetarëve. Indrit Hoxha do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për Bashkinë Vorë. Kjo pasi kandidati tjetër për Primaret në këtë bashki, Agim Subashi është tërhequr nga gara.

“Me përgjegjshmëri të lartë dhe duke vlerësuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale si një proces kyç, madhor dhe i patjetërsueshëm për kthimin e besimit të shqiptarëve tek vota e lirë, unë Indrit Fatmir Hoxha, si Sekretar për Diasporën paraqes kandidaturën time për Bashkinë e Vorës.Këtë akt e kryej në vazhdën e figurave të rëndësishme politike të Partisë Demokratike  që zgjodhën të përballen në bashkitë më të vështira duke hequr dorë nga mandatet, apo duke i dhënë peshën e duhur politike garës.“- tha Indrit Hoxha

Gjatë deklaratës së tij, ai shprehet me përulësi ndaj votuesve dhe mbështetësve të tij duke theksuar që vota e lirë e qytetarëve është hapi i parë drejt përmirësimit të vendit . Gjithashtu,në shenjë falënderimi për Partinë Demokratike tregon se çdo aktivitet që ka ndërmarr partia ka qenë në mbështëtje të qytetarëve. Vora ka mundësi të pafundme zhvillimi, sipas Hoxhës, por është uzurpuar padrejtësisht nga socialistët.

“Unë besoj se rëndësia e këtyre zgjedhjeve përligj një impenjim në terren të drejtuesve më të lartë të PD. Unë jam veçse një kontribuues modest në këtë drejtim, por kam energjinë dhe motivimin për ta fituar këtë garë. Bashkia e Vorës, një bashki tradicionalisht e djathtë sot është e uzurpuar padrejtësisht  nga socialistët të cilët po i privojnë elektoratit të saj real  dhe qytetarëve shërbimet, vendimmarrjern një  qeverisje vendore të denjë.”- u shpreh Hoxha.

Pika kyçe e ofertës politike që Hoxha paraqet për qytetarët është forcimi i Vorës ekonomikisht dhe kthimi i saj në një potencial të fuqishëm të gjithë Shqipërisë, duke u fokusuar në zhvillimin industrial dhe ekonomik. Sekretari për Diasporën e mbyll deklaratën e tij me një thirrje për qytetarët e Vorës që t’i bashkohen rrugës për ndryshim e saj dhe të fokusohen në fuqinë e përbashkët.

“Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të  jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë. Ky kandidim është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë . Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.”- tha ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qurrashi: 19/11/2022 22:25

    Bobooo, u menderos fare Vora tani. Nje here na doli trafikanti per kryetar. Tani na kandidon dhe ky morraku i shqupit. Vari K…. ky muhabet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?