Prilli nis me shi! Sot reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin

1 Prill 2022, 08:00| Përditesimi: 1 Prill 2022, 08:14

  • Share

Sipas MeteoAlb vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në vendin tonë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Pritet që reshjet më të fokusuara të jenë në zonat Veriperëndimore dhe Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 - 6 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?