Prifti organizoi orgji në një famulli në Poloni, jep dorëheqjen peshkopi

24 Tetor 2023, 20:12| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 20:16

  • Share

Skandalet seksuale ku bëjnë pjesë priftërinjtë nuk janë të pakta dhe as të padëgjuara më parë, pasi shumë raste të tilla janë bërë publike ndër vite.

Së fundmi, një peshkop në Poloni ka dhënë dorëheqjen si kreu i dioqezës në Poloninë Jugore pasi një prift organizoi orgji në famullinë e tij.

Ky skandal kishte ndodhur në shtatorin e këtij viti në Dobrova Gornica, nw një famulli në dioqezën e Sosnoëiec duke bërë bujë në të gjitha mediat e vendit por edhe ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, një prift kishte ftuar një zhigolo mes disa pjesëmarrësëve të tjerë në akt.

Bërja publike e kësja ngjarje ndodhi pasi zhigoloja kishte humbur ndjenjat dhe ishte nevojitur thirrja e ambulancës.

“At Thomas Z. dhe dy laikë kanë kryer një shkelje shumë të rëndë të vlerave morale, të cilën Kisha nuk e toleron dhe e dënon ashpër. Ky incident është një skandal për besimtarët dhe protesta publike është e justifikuar”, thuhet në faqen e dioqezës.

Peshkopi Kazak, duke njoftuar dorëheqjen e tij, u kërkoi besimtarëve që ta “falnin” për “dobësitë e tij njerëzore” .

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?