Mitropoliti i Kyther-as,

Prifti grek deklaratë shokuese: Vaksinat anti-COVID janë të krijuara nga embrionet e abortuara

30 Dhjetor 2020, 11:01| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 11:06

  • Share

GREQI- Një pretendimi se vaksina anti-COVID prodhohet nga embrione të abortuara dhe të krishterët duhet ti shmangin ato, u be nga mitropoliti i Kyther-as, në Greqi.

Duke iu drejtuar dhjetëra besimtarëve që morën pjesë në shërbesën e së dielës së kaluar në kishën ortodokse në Kythera, mitropolitani pretendoi se kishte marrë  informacion konfidencial nga të njohurit ortodoksë në Itali në lidhje me përmbajtjen e vaksinës.

“Vaksinat e reja që kemi në qarkullim tani janë të krijuara me produktin e aborteve”, tha ai. Më pas shtoi se ai nuk do të bënte vaksinën pasi ajo është e krijuar nga embrionet e abortuara.

"Nëse nuk vjen një grup mjekësh, klerikësh dhe besimtarësh që do të më provojnë të kundërtën, atëherë nuk do ta bëjmë vaksinën”, tha mitropolitani.

Disa javë më parë ai gjithashtu kishte kundërshtuar vendimin e përbashkët të qeverisë dhe Kryepeshkopit për të kufizuar numrin e njerëzve që do të marrin pjesë në Liturgjinë Hyjnore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2020 02:32

    Duket qe nga /xhevairet/ qe thote, truri i ketij idiotit, ka abortuar me kohe!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?