Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në një kurs për hetimin e drogës

Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për hetimin e drogës

25 Shtator 2020, 14:57| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 14:59

  • Share

Nga 22 deri më 25 shtator 2020, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një kurs për hetimin e drogës, për 15 oficerë policie nga strukturat antidrogë të Policisë së Shtetit. Kursi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në asgjësimin e  grupeve të organizuara kriminale të specializuara në trafikimin e drogës, edhe duke shtuar njohuritë e tyre rreth mënyrave të reja të funksionimit të zinxhirëve kriminalë.

Trajnimi ishte pjesë e një projekti më të madh të Prezencës së OSBE-së në mbështetje të policisë shqiptare për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe për të luftuar krimet e rënda dhe të organizuara.

"Gjatë viteve të shkuara, Prezenca i ka kushtuar rreth tre të katërtat e veprimtarive të saj me policinë trajtimit të kërcënimeve që sjell veprimtaria kriminale, si edhe ka mundësuar pjesëmarrjen e oficerëve të Policisë së Shtetit në konferenca dhe trajnime ndërkombëtare për të forcuar kapacitetet e tyre profesionale në hetimin e çështjeve të drogës. Po ashtu, Prezenca kontribuoi në planin kombëtar të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020.

Prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbështetë agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri për të rritur kapacitetet e tyre dhe, veçanërisht për të përmirësuar aftësitë e tyre hetuese në çështjet e drogës dhe të krimit të organizuar", shkruhet në njoftim. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?