Caroline Flack

Prezantuesja e njohur Caroline Flack gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

16 Shkurt 2020, 17:07| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 17:13

  • Share

Caroline Flack, ish-prezanatuesja e shfaqjes së famshme britanike "Love Island", ëshatë gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Sipas CNN, 40-vjeçarja dyshohet se është vetëvrarë në shtëpinë e saj të shtunën në Londër.

"Ne konfirmojmë që Carolina jonë ndërroi jetë sot, 15 shkurt. Ne do të kërkonim që shtypi të respektojë privatësinë në këtë kohë të vështirë dhe do t'i kërkojmë që ata të mos bëjnë asnjë përpjekje të na kontaktojnë ose të na fotografojnë", shkruhej në deklaratën e familjes.

Flack u bë pjesë e shfaqjes në vitin 2015 deri në dhjetorin e kaluar, kur ajo u akuzua për sulm pas një incidenti në shtëpinë e saj.

Ajo u deklarua e pafajshme për sulmin e të dashurit të saj 27-vjeçar, Leëis Burton dhe ishte në liri me kusht në pritje të gjykimit të planifikuar për në mars.

 Në atë kohë, ajo tha se "Love Island" kishte qenë bota e saj për pesë vite, duke shtuar se është shfaqja më e mirë në televizion.

"Zemra ime është e thyer, kemi patur diçka kaq të veçantë. Kam shumë dhimbje. Më mungon aq shumë. Do të përpiqem të të bëj krenar çdo ditë. Unë të dua me gjithë zemrën time", ka shkruar Burton krahas fotografisë së tyre.

Të enjten, Flack postoi një foto për 2.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram bashkë me një qen.

Nuk dihet akoma shkaku i vetëvrasjes dhe policia është duke verifikuar vendngjarjen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?