Bota

Prezantueses së BBC-së i rikthehet tumori, përsërit 'kërcimin e jetës' me djalin: Shpresoj të mund ta luaj edhe në dasmën e tij!

28 Qershor 2021, 15:28| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 15:39

  • Share

Prezantuesja e BBC, Deborah James i ka bërë të gjithë shpërthejnë në të qara, pasi ka shpëndarë një video emocionuese ndërsa interpretonte një kërcim emocionues me djalin e saj 13 vjeçar.

Ylli i emisionit ”Ju, Unë dhe ylli Big C” ka luftuar për një kohë të gjatë me një kancer të fazës së katërt në zorrën e trashë. Për të parën herë ajo u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë në 2016 dhe që atëherë beteja e saj nuk ka marrë fund.

Të mërkurën e kaluar ajo u dha lajmin e rëndë, tumori ishte kthyer sërish, kësaj herë edhe më agresiv dhe ndodhej afër mëlçisë.

Por si për të treguar se ajo nuk ka në plan të dorëzohet , ajo ka shpërndarë një video të vitit 2017 ndërsa vallëzonte vals me djalin e saj Hugo, por duke i shtuar kësaj here duke i shtuar një vals të ri, në kopshtin e shtëpisë. Në komentin e saj ajo theksoi se kërcimi kishte qënë shoqërues i saj gjatë gjithë kimioterapisë për t’i dhënë asaj një buzëqeshje në ditë të vështira dhe tha se shpresonte që videoja të jepej në dasmën e djalit të saj, duke shtuar:

 'Kohët e fundit ndjeva se kisha humbur të gjitha shpresat. Duke parë këtë video dhe rikrijimi i saj.... më kujtoj se unë duhet të vazhdoj dhe të ec përpara?

Në dhjetor 2016, nëna e dy fëmijëve u diagnostikua me kancer të pashërueshëm të zorrëve. Ajo shpesh thekson se në bazë të stilit të jetesës ajo mund të ishte personi i fundit që mjekët prisnin të vuante nga një sëmundje e tillë.  Pasi ndau përvojat e saj për të jetuar me sëmundjen në mediat sociale, Deborah u bë e njohur si 'Zonja e Zorrëve' dhe filloi të shkruante historinë e jetës së saj. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?