Fanella e tretë e Milanit

Prezantoi fanellën e tretë, tifozët e Milanit shpërthejnë kundër klubit: E turpshme, më e keqja në histori

17 Gusht 2023, 16:37| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 16:39

  • Share

Milan mund të ketë bërë një merkato me shumë pritshmëri gjatë kësaj vere, por për momentin ajo që po komentohet më shumë është fanella e tretë për sezonin e ri. Kjo pasi shumë nga tifozët nuk po e pëlqejnë atë për shkak të ngjyrave.

Nga jeshilja e vitit të kaluar te një fanellë që synon “të bashkojë brezin unik dhe të larmishëm të mbështetësve të Milan-it në mbarë botën,”-shkruante fillimisht në faqen e klubit për këtë fanellë. “Ngjyra të ndryshme, por gjithmonë Milan,”-vijonte më pas slogani.

Pavarësisht prezantimit me pritshmëri të larta tifozët kanë shpërthyer me komente negative.

“E turpshme”, “fanella më e shëmtuar në historinë e Milan-it”, “e tmerrshme”. Me pak fjalë, shumë tifozë të kuqezinjve nuk e kanë pëlqyer dhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet e tyre negative për të. Debutimi i fanellës së tretë të Milan-it do të jetë në San Siro më 24 shtator kundër Verona-s.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?