Prezantohet projektbuxheti 2015
Cani: Ja ku do jenë zërat kryesore

5 Nëntor 2014, 16:21| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka prezantuar në Konferencën e Kryetarëve në kuvend objektivat kryesore që do te ketë arka e shtetit vitin që vjen. Sipas tij, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 475 miliardë lekë e nga këto qeveria zotohet që 414 miliardë lekë t’i mbledhë përmes mbledhjes së tatimeve dhe luftës së evazionit fiskal. Shefi i Financave e ka vënë theksin në objektivat kryesore: ulja e borxhit publik në 65.5% të PBB-së dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë. Vëmendje në buxhet do t’i kushtohet edhe rritjes së pagave për policinë dhe shtimin e numrit të punonjësve të saj.
 
Në paketën fiskale, përveç taksave që do të lehtësohen do të rritet tatimi mbi të ardhurat personale nga 10 në 15 përqind, por njëkohësisht do të rritet me 10 lekë taksa e qarkullimit të makinave. Cani nuk ka pranuar që do të ketë rritje të çmimit të karburanteve nga taksa e qarkullimit.
 
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i ka kërkuar ministrit Cani që të shohë me kujdes papërgjegjshmërinë që po bëjnë tregtarët me rritjen e disa taksave duke përmendur çmimin e cigareve.
 
Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj pyeti Ministrin e Financave nëse buxheti është diskutuar me grupet e interesit, duke shtuar se nuk duan të kenë të papritura.
 
Në 27 nëntor buxheti dhe paketa fiskale do të kalojë për miratim në parlament, ndërkohë që për herë të parë ai do të bëhet efektiv që ditën e parë të vitit 2015-të.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?