Prezantohet plani për rindërtimin pas tërmetit të Bubqit/ Rama: Më 20 qershor nis puna! Ndryshim rrënjësor i jetës së banorëve

22 Maj 2020, 13:23| Përditesimi: 22 Maj 2020, 17:50

  • Share

BUBQ- Bubqi me 20 qershor do të jetë një kantier ndërtimi, ku do të nisë puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i përgjegjës për tërmetin, Arben Ahmetaj prezantoi planin, ku bëri me dije se do të ketë shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit. Në këtë plan janë përfshirë 45 banesa kolektive, për banorët që mbetën në qiell të hapur nga ajo lëkundje tragjike.

"Aty ku tërmeti i 26 nëntorit goditi fortë dhe në fundqershor - fillimkorrik çelet kantieri i rindërtimit, me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njërëzve", shkruan Rama.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tiransi: 22/05/2020 16:51

    Ngrihuni more cfare prisni ,,,te na vije me fadroma e te na I prishi shtepite ky hajduti,,,merrni armet ,,nuk ka me c'fare te presimm,,po qe se opozita nuk na mbeshtet ,,pune e tyre,,ky mascara duhet te rrezohet nje ore e me pare,,,,nuk ka lene gje pa prishur ne tirane,,,kinema,teatro,lulishte,,fusha sporti,,fushen e aviacionit,,,sheshe,fusha bujqesore ,,a e mbani mend si ka qene vendi aty ku sot eshte gjoja komuna e parisit,,,aty eshte nje maskarallek me pallate kuturu pa plan e estetike,,e pa trotuare ky edi rama I dha lejet aty,,,aty duhen vene rruspat,,thone qe ka ne plan te prishe dhe muzeun kombetar,,teatrin e kukullave,,dhe shtepine e toptanneve,,,dhe kopshtin botanik,,,per te bere kulla,,kete na e tha aurel plasari,,ky maskara I urren tiranasit,,,prandaj I bej thirrje te gjithe tiransve te dalin deri ne rrezimin e nippit te enver hoxhes..

    Përgjigju
  • BALLISTI: 22/05/2020 16:42

    NUK KE ME KOHE O EDI RAMA ,,,TE RA MASKA NE TOKE O MASKARA E KRIMINEL SIC I KE PATUR TE AFERMIT,,,NUK KE ME KOHE PER ASGJE POPULLI DO TI NXJERRE SYTE,,,POSHTE KOMUNIZMI...///

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 22/05/2020 14:12

    Se ku lidhet Bubqi me Ministrine e Kultures kete mund ta dine vetem E.R. si kryeminister dhe E.M. si ministre, arkitekte e laureuar ne Firence po, por me detyre funksionale Ministre e Kultures. Mos di gje Sokol Balla nga mbreme?

    Përgjigju
    • Shqiperia: 22/05/2020 17:09

      Orgji e rilindasve

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?