Prezantohet oferta turistike 'Shije Lezhe n'Prishtinë! Ndreu: 65% e pushuesve në Shëngjin janë nga Kosova

23 Maj, 14:22| Përditesimi: 23 Maj, 15:08

  • Share

“Shije Lezhe N’Prishtine” u organizua mbrëmjen e së mërkurës në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit të Kosovës. Një eventin ku u prezantua gjithçka ofron ky rajon, duke nisur nga plazhet, historia, kultura dhe gastronomia, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale dhe qëndrore.

Qytetarët e shumtë që morën pjesë në aktivitetin promovues shijuan produktet  në panair si dhe u argëtuan me muzikë deri në orët e vona të natës.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu foli për rëndësinë e promovimit të vlerave dhe bukurive të Lezhës në zemër të  Prishtinës, duke theksuar edhe peshën që kanë qytetarët e Kosovës në turizmin e Lezhës. Kreu i Komunës së Prishtinës vlerësoi ecurinë pozitive të Lezhës në këtë sektor, por jo vetëm.

 Ndërsa Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se shqiptarët e Kosovës janë baza solide e turizmit gjithëvjetor në vendin tone.

 Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit të kaluar Lezha mirëpriti 1.3 milionë turistë, ku 65 për qind të tyre ishin shqiptarë të Kosovës.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?