Si ishte dhe si u bë simboli

Shqiponja dykrenare me ngjyrë të artë e të kuqe, stema e toga e re e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

9 Janar, 13:59| Përditesimi: 9 Janar, 15:52

  • Share

Gjykata Kushtetuese ka prezantuar simbolet e reja. Në mbledhjen e Gjyqtarëve u miratua përdorimi i stemës dhe togës së re të gjyqtarëve kushtetues.

Stema që do të përdoret zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese përmban simbolin e shqiponjës dykrenare me ngjyrë të artë dhe të kuqe. Mbi kokat e shqiponjës është vendosur përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në zemër të shqiponjës vendoset një medalje rrumbullake rreth e qark së cilës është shkruar Republika e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese dhe nën të modelohen gjethe të dushkut me ngjyrë jeshile, të cilat simbolizojnë fuqi, drejtësi dhe ndershmëri, në qendër të së cilës ngrihet mbi një sfond blu peshorja e drejtësisë. Në pjesën mbështetëse të peshores i gdhendur viti 1992.

Gjithashtu, e konceptuar nën të njëjtën frymë është edhe toga e re e trupës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmban elementet e Flamurit Kombëtar dhe njëkohësisht reflekton funksionin e lartë kushtetues, institucional, intelektual dhe shoqëror të gjyqtarëve kushtetues.

Si ishte simboli
 

Si u bë simboli

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?