Prezantohej me stemën e Kuvendit të Shqipërisë, nën hetim 23-vjeçari në Elbasan! Ja gjoba që duhet të paguajë

7 Janar, 13:43
  • Share

Një i ri nga Elbasani është vënë nën hetim nga policia, pasi në makinën e tij mbante pa të drejtë stemën e Kuvendit të Shqipërisë, me të cilën edhe prezantohej.

Policia thotë se bëhet fjalë për 23-vjeçarin me iniciale F.S, të cilin uniformat blu e kanë ndëshkuar me gjobë prej 75 mijë lekë për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

‘F. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin e tij mbante pa të drejtë një dokument (stemën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).

Gjithashtu, shërbimet e Qarkullimit Rrugor e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin F. S., me masë administrative 75 000 lekë, për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bazuar në nenin 139/3; 184/2 dhe 72/12 të Kodit Rrugor.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/01/2024 00:50

    Po pse steme e quani ate?! Steme ka qene ajo qe mbahej ne kohen e komunizmit me kallinj e yll,kjo qe ka sot kuvendi eshte thjesht flamuri kombetar i pikturuar brenda nje kornize qe ngjan me nje mburoje te rendomte,vetem perkrenaren ka plus! Dhe per kete e keni gjobitur e vene nen hetim tjetrin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?