Preu biletën nga Gjermani në Paris, zhduket i riu nga Elbasani! Familja e kërkon në 'Pa Gjurmë'

16 Korrik 2020, 22:25| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 22:38

  • Share

Një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë’, për 36-vjeçarin nga Elbasani, i cili ka humbur kontaktet nga Gjermania, më 13 korrik të këtij viti.

Gentian Uruçin, u nis 5 ditë më parë nga Shqipëria, me destinacion Londrën. Ai mësohet se ka mbërritur në Gjermani, fakt të cilin e dëshmon edhe bileta Frankfurt-Paris. Aty ai ka zhvilluar bisedën e fundit me të motrën, me anë të mesazheve, mbrëmjen e kësaj të hëne, ku i pohoi se ndodhej në një stacionin e autobusit në Frankfurt të Gjermanisë, për në Paris, me destinacion final Montpellier, Londër.

‘Ai e ka bërë edhe herë tjetër këtë itinerar. Ai kishte marrë nënshtetësi bullgare dhe ishte me dokumentacion të rregullt. Në Gjermani ku ka humbur, nuk na kanë dhënë informacion nga stacioni i Frankfurtit ku ai kishte prerë një biletë drejt Parisit. Shpresoj të jetë mirë’, tha e motra Teuta Shehu, në një lidhje telefonike    

Mëngjesin e 14 korrikut, e motra i ka dërguar mesazh, por ai nuk i ka kthyer përgjigje. Gentian Uruçi gjatë gjithë këtij itinerari, ka lëvizur me pasaportë bullgare.

Për çdo informacion, mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurme Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16:00

VIDEO/Emisioni i plote

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?