Pretendimet e Listës Serbe për dhunimin e 2 personave, reagon policia e Kosovës: Aspak e vërtetë, kemi pasur sjellje profesionale

18 Qershor 2023, 09:49| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 09:57

  • Share

Policia e Kosovës ka mohuar akuzat mbi pretendimet e Listës Serbe për dhunimin e dy serbëve gjatë një ndalimi në rrugën Izvor-Banjska në komunën e Zveçanit.

“Deklarimet e ndryshme se kinse policia i ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, u tha në reagim, duke shtuar se gjatë këtij ndalimi nuk ka pasur sjellje joprofesionale policore.

Ky reagim vjen pas denoncimit të djeshëm të bërë nga Lista Serbe ku pretendohej se dy persona, motër e vëlla minorenë ishin keqtrajtuar nga policia e Kosovës.

“Ata u rrahën brutalisht sonte në fshatin Zhitkovac, në komunën e Zveçanit, teksa po ngisnin një motor”, pretendoi Lista Serbe, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, se po “bën gjithçka për të dëbuar popullin serb”, dhe se komuniteti ndërkombëtar “nuk po bën asgjë për të mbajtur përgjegjës Kurtin”.


Lajmi kryesor:

Vuçiç: Nuk takohem me Albinin në Bruksel! Kurti: Po bëjmë gjithçka për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer! Mediat serbe: Serbët do formojnë vetë asociacionin


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?