Piramida

Kronikë

Prestigjiozja 'The Economist' artikull për transformimin e Piramidës: Kur të rihapet do ketë hyrë në epokën digjitale

15 Qershor 2021, 13:19| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 13:21

  • Share

Prestigjiozja britanike "The Economist" i ka kushtuar një artikull transformimit të Piramidës, e cila po shndërrohet në një hapësirë kushtuar teknologjisë digjitale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar artikullin në Twitter teksa shkruan: "I lumtur që shoh Piramidën te 'The Economist'".

Më poshte artikulli i "The Economist":

Ne ndertesen me te famshme te Tiranës dëgjohen goditje të forta çekanësh, teksa punëtorët diç po bëjnë ne maje te saj. Pas disa vitesh e braktisur, Piramida e Tiranës po restaurohet, për t’i dhënë një qëllim të ri.

Diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë 3 vjet para se Piramida të përfundonte në 1988. Por, asokohe simbolika e ishte e qartë: Enver Hoxha ishte faraoni shqiptar dhe Piramida - e projektuar nga e bija dhe dhëndri i tij - do te qëndronte si monument i veprave te tij. Por, pas rënies së komunizmit në 1991, Piramida u mbyll.

Që prej asaj kohe, Piramida ka shërbyer për zhvillimin e panaireve të ndryshme, pastaj si disko e quajtur "Mumja" dhe si bazë e NATO-s gjatë luftës së Kosovës. 

Ndërsa tani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se, teksa historia ka nevoje te kujtohet, ndërtesa duhet të ketë një qëllim dhe kuptim të ri. Kur të rihapet, Piramida do ketë hyrë në epokën digjitale, duke u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?