Armando Broja

Presioni i kohës, Chelsea kërkon vetëm 6 milionë euro për Armando Brojën

1 Shkurt, 12:13
  • Share


Chelsea kërkon vetëm 6 milionë euro për të lënë në huazim Armando Brojën. Wolves dhe Fulham janë pas tij, me sulmuesin e Kombëtares që kërkon më shumë minuta dhe një huazim nuk do ishte i padëshiruar.

Me merkaton në Premier League që mbyllet në orën 23:59 të kësaj të enjteje, duket se Blutë do pranojnë edhe një huazim për vetëm 6 milionë euro. Kujtojmë se më herë Chelsea kërkoi 60 milionë euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin, me djaloshin kuqezi që ka kontratë deri në verën e 2028 me londinezët.

 


Lajmi kryesor:

E zbulon eksperti i merkatos, Armando Broja pritet të largohet sot nga Chelsea! Kërkohen 6 mln euro, dy klube pas sulmuesit


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?