Ernest Muçi

Presion te Besiktas, Santos i ndryshon pozicionin Ernest Muçit! Sulm shqiptar në Stamboll

15 Shkurt, 22:33
  • Share

Besiktasi do përballet me Konyasporin të hënën në orën 18:00 për kampionatin turk të futbollit. Në fushë pritet të jenë nga minuta e parë të paktën tre shqiptarë.

Ernest Muçi dhe Milot Rashica do jenë në sulmin e skuadrës nga Stambolli, teksa miqtë do kenë Sokol Cikalleshin. Konyaspor po lufton për mbijetesën dhe golat e Cikalleshit janë të mirëpritur.

Nga ana tjetër, Ernest Muçi debutoi me Besiktas dhe tregoi cilësi që u 'përqafuan' nga tifozët. Ultrasit u dashuruan direkt me djaloshin 22-vjeçar, aqsa kanë 'detyruar' trajnerin Fernando Santos që të rishohë pozicionin e Muçit.

Në ndeshjen debutuese Muçi luajti si një "10-ç", duke mos qenë i mësuar me këtë rol dhe mos pasur shumë mundësi lëvizje në fushë. Tanimë ai do jetë në krahun e majtë të sulmit dhe nga e djathta do ketë Rashicën.

Duket se forma e mirë e Muçit ka bërë që portugezi Santos të kërkojë më shumë nga djaloshi shqiptar. Kujtojmë se në limitet e merkatos, Besiktas pagoi 8 milionë euro dhe 2 mln bonuse për Legian e Varshavës, për të bërë të vetin Muçin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?