Presin Paris SG në Shkodër, kapitenja e Vllaznisë: Duam të marrim pikën e parë në Champions League

7 Dhjetor 2022, 16:18| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 17:10

  • Share

Të enjten në orën 18:45 Vllaznia e vajzave do të luajë ndeshjen e katërt të grupit të Champions League në stadiumin Loro Boriçi. Vajzat shkodrane i pret sfida e kthimit me Paris SG ku objektivi është shëninimi i golit dhe pikës së parë në këtë kompeticion.

“Sikur vajzat ato gabime që u bënë në 5 minutat e fundit të pjesës së parë në Paris ti eliminonin shpresoj se do kemi rezultat tjetër,”-u shpreh Nikolin Leka, trajneri i Vllaznisë.

“Ne synojmë të japim më të mirën. Pse jo të shnojmë edhe ndonjë gol, pasi do ishte historike për të marrë pikën e parë në gjashtëmbëdhjetëshe,”-tha Esmeralda Franja, kapitene e Vllaznisë

Përballë një kundërshtari të këtyre përmasave arma më e fortë e Vllaznisë mund të jenë tifozët dhe presidenca ka mendur që hyrja në stadium të jetë falas.

“Shpresoj që të vijnë sa më tepër tifozë, të na mbështesin, sepse kemi shumë nevojë për to,”-tha Nikolin Leka, trajneri i Vllaznisë.

Pas 3 ndeshjeve të para Vllaznia ka zero pikë dhe ka pësuar 15 gola në Champions League, ndërsa duhet theksuar se për herë të parë një skuadër shqiptare merr pjesë në këtë kompeticion.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?