'Presim që qeveria të japë leje për zonat e gjelbra, Bajrami të falet në hapësirat publike!' Myftiu i Tiranës: Ky një muaj i pazakontë!

23 Maj 2020, 13:37| Përditesimi: 23 Maj 2020, 13:43

  • Share

Ylli Gurra, myftiu i Tiranës, shprehet se ky muaji Ramazani ka qenë një muaj i pazakontë. Në një intervistë për Report TV ai e deklaroi këtë duke iu referuar periudhës së pandemisë së COVID-19. Sipas Gurrës besimtarët myslimanë në Shqipëri, përjashto ato që janë në zonat e kuqe, duhet ta falin Bajramin në sheshe, sigurisht duke respektuar masat e sigurisë. Gurra ndër të tjera thotë se frika nuk duhet të na mposhtë dhe se kjo festë kombëtare le të jetë një shpresë e madhe.

"Ka qenë një muaj i pazakontë, një Ramazan i pazakontë. Në aspektin hyjnor asgjë nuk ka ndryshuar, por në aspektin njerëzor ka qenë i trishtë. Ka në vetvete një lloj zymtësie, për pamundësinë për ta shprehur të gjithë domethënien e festave në mënyrën më qytetare dhe më madhështorë, që ka qenë tradicionale dhe e përvitshme.

Deri në këto momente Bajrami në zonat e kuqe do të falet në Xhami. Kryeministri ka thënë se nga nesër brenda parametrave, në zonat e kuqe, Bajrami të falet në Xhami. Do ishte mirë që Bajrami në zonat e gjelbra të falej në hapësirat publike siç është falur çdo vit. Sigurisht duke respektuar me rigorozitet masat e higjienës. Ceremoniali i Bajramit nuk zgjat më shumë se 30 minuta.

Për fatin e mirë koronavirusi Shqipërinë e kurseu nga një goditje fatale falë marrjes së masave në kohë. Mbi 40 bashki janë zonë e gjelbër çka do të thotë se nuk kanë problematika të theksuara. Ajo që dua të them është se nuk ka një frikë për të mbyllur portat e Xhamive. Për disa mund të jetë Bajrami i fundit. Jemi në përmbyllje të kësaj pandemie dhe 20 minuta ceremonial ndoshta s'do ishte i rrezikshëm gjithmonë duke marrë masat.

Për fatin e mirë Bajrami është për të gjithë shqiptarët. Do të jetë një festë kombëtare dhe nuk duhet të mbytemi në një frikë të paqenë.

Pastërtia për myslimanët është gjysma e besimit. Një mysliman nuk mund ti drejtohet asnjë objekti kulti pa higjienë vetjake, pastërtinë. Kjo është në librin e shenjtë. Sikundër çdo herë por edhe tani besimtarët do të jenë dyfish më të kujdesshëm në raport me frekuentimin e xhamive. Pastërtia e para, por jo nën ombrellën e një frike. Jemi bijtë të Zotit dhe do të marrim një vdekje si çdo kush, por duhet te frekuentojmë kultet,"-u shpreh Ylli Gurra.

Në fund myftiu i Tiranës falënderoi gazetarët për punën në këto kohë pandemie, ndërsa kishte edhe një mesazh për të gjithë besimtarët myslimanë: "Bajrami të jetë për një shpresë më të madhe dhe një ditë më të mirë. Shpresa te Zoti dhe te Drejtësia, qoftë me Zotin, qoftë me njëri-tjetrin. Gëzuar bajramin e Madhe dhe qoftë dita e një shprese të madhe."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 23/05/2020 14:47

    Mos i lejoni të grubullohen e të shkaktojnë ndoj fatkeqësi virusi aman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?