Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takimin me Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë

Presidentja Osmani pritet nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë: Synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani

23 Janar 2023, 15:58| Përditesimi: 23 Janar 2023, 16:05

  • Share

Ditën e sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë.

Sipas njoftimit zyrtar të presidentes , Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani.

"Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha ajo.

Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, por Vatikani ende nuk e ka njohur shtetësinë e saj.

Në njoftim thuhet se presidentja e falënderoi Papën për vendimin e tij të vitit 2018 për ta ngritur Administratën Apostolike të Kosovës në nivel të Dioqezës.

Përmes një postimi zyrtar në rrjete sociale, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur gjithashtu mirënjohjen ndaj Vatikanit dhe Papës për vendimin e tij në vitin 2018 për të ngritur Administratën Apostolike të Kosovës  dhe  për faktin që është kujdesur që bota të njohë vlerat qytetëruese të tij dhe janë të mishëruara me personazhin e njohur Nënë Tereza.

Presidentja Osmani do të pritet sot edhe nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.

Gjatë qëndrimit në Romë, sipas njoftimit, ajo do të pritet edhe nga presidenti italian, Sergio Mattarella.

 

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?