Presidentja Osmani nderon Mbretëreshën Elizabeth II në Londër

18 Shtator 2022, 18:12| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 18:13

  • Share

1663517594_osmani.JPG

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka bërë sot nderimet mbretëreshës së ndjerë britanike Elizabeth II në Westminster Hall në Londër.

“Ne bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Funerali i mbretëreshës britanike Elizabeth II mbahet nesër, me pjesëmarrjen e 500 personaliteteve nga e gjithë bota.


Lajmi kryesor:

Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II! 8 nipërit e mbesat i dhanë lamtumirën e fundit pranë arkivolit! Liderët që nuk do të jenë të pranishëm


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?