Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Me ftesë të Begajt, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani viziton Tiranën më 4 dhe 5 shtator

25 Gusht 2023, 11:43| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 12:53

  • Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të vijë në Tiranë më 4 dhe 5 shtator me ftesë të kreut të shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Kjo do të jetë vizita e parë e znj. Osmani me ftesë të homologut të saj nga Tirana.

Në një njoftim të Presidencës bëhet me dije se axhenda e vizitës dhe takimet e Osmanit mbeten për tu konfirmuar.

Kjo vizitë e Presidentes Osmani vjen në një moment kur Shqipëria dhe Kosova janë në marrëdhënie të tensionuara mes dy qeverive.

Pak kohë më parë u anulua një takim ndërqeveritar parashikuar të mbahej në Gjakovë, ndërsa në vizitën e fundit të Kryeministrit Rama në Prishtinë, ky i fundit nuk u prit nga homologu Albin Kurti.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?